Home / Kryesoret / PP dhe SPB kryejnë kontroll në fabrikën ku janë helmuar punëtorët

PP dhe SPB kryejnë kontroll në fabrikën ku janë helmuar punëtorët

Prokuroria Themelore Publike nga Tetova së bashku me SPB – Tetovë dhe shërbimet inspektuese kompetente kryen kontroll në firmën e locuar në zonën e lirë industriale, në afërsi të fshatit të Tetovës Saraçino, ku mbrëmë janë helmuar mbi 200 punëtorë.
“Sot në mëngjes nga ana e spitalit klinik të Tetovës në SPB Tetovë është paraqitur se në spital janë sjellë mbi 200 persona të helmuar, të punësuar në firmë. Sipas njohurive të para, personat janë helmuar me siguri nga ushqimi që e kanë konsumuar rreth orës një pas mesnate, ndërsa dy orë më vonë i kanë ndjerë simptomat e pata, janë ankuar për dhimbje stomaku, vjellje dhe marramendje”, kumtojnë nga Prokuroria Publike e RM-së.
Shumica e personave të helmuar janë mbajtur në spitalin e Tetovës, ndërsa një pjesë janë dërguar në spitalin e Gostivarit, për t’iu dhënë ndihma e duhur mjekësore.
Sipas informacioneve të para janë helmuar 220 punëtorë nga fabrika Lear në ZZHIT – Tetovë të cilët ishin turni i tretë në punë. Nga gjithsej 264 punëtorë aq sa ishin në punë, te 220 prej tyre janë paraqitur simptomat e para të helmimit nga ushqimi – vjellje, dhimbje stomaku, marramendje dhe të ngjashme.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *