Home / Lajme / Rajon / Presidenti: Shtetet e BE’së të turpërohen që po i lënë të izoluar kosovarët

Presidenti: Shtetet e BE’së të turpërohen që po i lënë të izoluar kosovarët

Presidenti Hashim Thaçi në debatin që po e zhvillon me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Thaçi ka drejtuar akuza ndaj shteteve të Bashkimit Evropian, duke thënë se shtetet që janë të anëtarësuara në të duhet të kenë turp që e kanë lënë Kosovën pa liberalizim të vizave.

Thaçi sërish tha se kosovarët janë qytetarët më të izoluar në Evropë.

“Ky fakt duhet ta turpërojë çdo shtet të anëtarësuar në BE”, u shpreh presidenti.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *