Home / Kryesoret / Prezantohet raporti i parë tremujor nga përcjellja e punës së Këshillit gjyqësor

Prezantohet raporti i parë tremujor nga përcjellja e punës së Këshillit gjyqësor

Instituti për të Drejta të Njeriut sot do ta promovojë raportin e parë tremujor nga monitorimi mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe do ta prezantojë projektin “Mbikëqyrje e rritur publike mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i projektit është që ta njohë opinionin më të gjerë me punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe ta rrisë llogaridhënien dhe transparencën e tij. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Maqedoni, ndërsa do ta realizohet nga 1 shtatori i vitit 2017 deri më 31 mars të vitit 2018.

Në promovimin e raportit do të bëhet fjalë edhe për rëndësinë e pavarësisë dhe mosanshmërisë së gjyqësorit në një shoqëri demokratike, por edhe për atë se si përmes bashkëpunimit të gjyqësisë, mediave dhe shoqërisë civile mund të arrihet llogaridhënie dhe transparencë më e madhe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *