Home / Lajme / Maqedoni / Priten mesazhe të ashpra nga Brukseli drejt Ivanovit

Priten mesazhe të ashpra nga Brukseli drejt Ivanovit

Mesazhet e reja të ndërkombëtarëve për Maqedoninë pritet të jenë edhe më të ashpra pasi që kriza politike në vend veç sa vjen e thellohet. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier realizon vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Sipas paralajmërimeve, Zanier pritet që të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe me përfaqësues të partive parlamentare politike, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu sot priten edhe mesazhe të reja nga Brukseli, pasi shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini pritet të takohet me liderët e vendeve anëtare në BE pas vizitës së saj në Maqedoni.

Ndërkaq kaloi një jave që kur presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i jep mandatin liderit të LSDM-së, dhe pas thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve që të ndryshojë vendimin, nga presidenca vazhdon të mbizotërojë heshtja.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *