Home / Lajme / Rajon / Prizren: Shoqëria civile reagon ndaj uzurpimit të trotuareve

Prizren: Shoqëria civile reagon ndaj uzurpimit të trotuareve

Myrfet SHASIVARI-BOTAPRESS,  Prizren

EC Ma Ndryshe të premten ka realizuar performancën publike “Trotuari si hapësirë publike”, përmes të cilit aktivitet është reaguar ndaj dukurisë së uzurpimit të trotuareve, që përbën një shqetësim të vazhdueshëm të qytetarëve të Prizrenit. Performanca “Trotuari si hapësirë publike” është realizuar si reagim ndaj uzurpimit të trotuareve nga parkingjet ilegale dhe barrierat tjera fizike, të cilat cenojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Ky modul i prezantuar në një trotuar në rrugën “Remzi Ademaj”, i cili përbëhet prej hapësirës për ulje, duke përfshirë hapësirën për qëndrim të Personave me Aftësi të Kufizuar, pastaj parkingut të biçikletave dhe hapësirës së gjelbërimit, përpos që synon të jetë një barrierë direkte për parkimin ilegal të veturave, gjithashtu tenton promovimin e qasjes së shfrytëzimit të trotuarit si hapësirë publike.

Në këtë rast, trotuari përpos qëllimit primar për lëvizje të këmbësorëve përdoret edhe si hapësirë publike që shfrytëzohet nga komuniteti i lagjes. Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, bllokimi i trotuareve nga qytetarët është veçuar si njëri prej shqetësimeve kryesore, që duhet  të kenë  një adresim  nga institucionet kompetenteprizren prona publike

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *