Home / Shëndeti / Produkti që lufton verbërinë dhe ju ndihmon të humbisni kile!

Produkti që lufton verbërinë dhe ju ndihmon të humbisni kile!

Patatja e ëmbël nuk është e lartë në sheqer ose kalori, nuk kushton shumë dhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshën e tepërt dhe të parandaloni problemet me vizionin.

Me sa duket, shkaku kryesor i verbërisë është mangësia e vitaminës A. OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), konfirmon se mungesa e vitaminës A mund të çojë në një rritje të rrezikut të vdekjes për shkak të infeksioneve të ndryshme. Për më tepër, rreth 250 milionë fëmijë të vegjël në të gjithë botën kanë mangësi të vitaminës A.

Patatja e ëmbël është jashtëzakonisht e lartë në beta-karotene i cili është konvertuar në vitaminë A në trup. Prandaj, është me rëndësi të madhe ta përfshini në dietën tuaj ushqimore në qoftë se keni një fëmijë në rritje. 200 gr patate e ëmbël dhe 5 kg brokula përmbajnë të njetën sasi të Beta-karroten.

Patatja e ëmbël, siç e përmendëm dhe më lart, është e mirë për fëmijët, sportistët dhe diabetikët, pasi jep energji dhe nuk shton në peshë. Ajo nuk përmban kolesterol, dhe është e mirë për ata persona të cilët kanë probleme me rritjen e yndyrës në gjak. Paraqet një burim të pasur me fibra dietike që është e nevojshme për funksionimin e duhur të metabolizmit, i cili zvogëlon rezikun e kancerit në zorrën e trashë.

Vetëm 140 gr patate e ëmbël siguron nevojat ditore të vitaminës E, e cila është shumë e rëndësishme pasi ju mbron ndaj sëmundjeve të zemrës dhe ndaj bllokimit të arterieve.

Patatja e ëmbël kultivohet kryesisht në Afrikën e Jugut, që konsiderohet si rajon i këtyre perimeve. Shumë njerëz në mbarë botën konsumojnë patate të ëmbla të importuara nga Afrika e Jugut.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *