Home / Kryesoret / Programi i qeverisë dokumenti i vetëm për qytetarët – (VIDEO)

Programi i qeverisë dokumenti i vetëm për qytetarët – (VIDEO)

Pas informacionit të djeshëm nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruveski se përgatisin dokument për dalje nga kriza politike LSDM-ja sot kumtoi se “programi i qeverisë së re reformuese të udhëhequr nga LSDM-ja është dokumenti i vetëm që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe e garanton unitetin e shtetit.

“Mbi 700.000 qytetarë presin sa është e mundur më shpejtë të zgjidhet qeveria e re e cila do të sigurojë drejtësi për të gjithë, jetë cilësore për të gjithë dhe unitet. Për këtë votuan në zgjedhje dhe për këtë qëndruan me 67 mandate deputetësh pas kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev”, thuhet në kumtesë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas LSDM-së, Gruevski më nuk është faktor i vendosjes por ata janë qytetarët dhe ai, siç theksojnë, mund të përgatitet vetëm për opozitë dhe për ballafaqim me përgjegjësinë.

“Maqedonia duhet të ecë para. Do të ketë vazhdim të seancës konstituive në Kuvend, kryetar të ri të Kuvendit, mandat për krijimin e qeverisë dhe qeveri të re reformuese. Ashtu zgjodhën qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetwr VMRO-DPMNE thotw se rreziku më i madh për Maqedoninë për momentin është Zoran Zaev dhe pranimi i kushtëzimeve nga ana e tij për ta realizuar platformën e Tiranës.VMRO-DPMNE kërkon nga Zaevi që të heq dorë prej skenarit të tillë, ndërsa si kthim, thonë, ta marrë mbështetjen e tyre për formimin e qeverisë.

“Nëse frikësohet prej shantazheve dhe premtimeve të cilat i ka dhënë, le ta nxjerrë platformën e Tiranës në zgjedhje që populli t’i tregojë se çfarë mendon për të”, theksojnë në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE, transmeton Televizioni Koha.

Në të shtohet se Zaev është kapur mat në një numër të madh aferash dhe, siç thuhet, është i vetëdijshëm për dënimet të cilat pasojnë për veprat e tilla penale ai është i gatshëm me çdo kusht të vijë në pushtet. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Ja ku po “fshihet” Çavkovi (FOTO)

Ish-drejtori i Policisë, Mitko Çavkov është zbuluar se gjendet për pushime në Greqi. Njeriu i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *