Home / Kryesoret / Projekt për personat me aftësi të kufizuara – (VIDEO)

Projekt për personat me aftësi të kufizuara – (VIDEO)

Në kuadër të projektit “Sporti është liria ime” në ambientet e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë është realizuar një diskutim me temë “Sporti për të gjithë” ku kanë marrë pjesë mësimdhënës, nxënës si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të cilat kanë marrë përsipër zbatimin e këtij projekti. Ky projekt është dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike, dhe ka për qëllim sensibilizimin e komunitetit opinionit të gjërë për nevojat që kanë këto fëmijë, në veçanti për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete sportive, njofton Televizioni Koha.

 Ky projekt ka për qëllim përfshirrjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike në aktivitete sportive, projekti financohet nga Erasmus Plus programi sportiv, dhe impementohet nga Instituti për zhvillim të Bashkësisë, në partneritet me SGE Form Onlus nga Italia dhe shoqata sportive për personat me aftësi të kufizuara nga Rijeka e Kroacisë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Ahmed Qazimit nga sektori për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës projektet të cilat janë të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara dhe të përkrahura nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara gjithmonë kanë pasur prioritet për mbështetje nga komuna e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe projekti “Sporti është liria ime” financiarisht është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit  Erasmus Plus Sport, dhe realizohet nga Instituti për zhvillim të Bashkësisë Tetovë ne bashkëpunim me disa shoqara nga Italia dhe Kroacia. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *