Home / Lajme / Maqedoni / Projekti “Përforcim i aktivizimit civil përmes edukimit medial”

Projekti “Përforcim i aktivizimit civil përmes edukimit medial”

Shoqata për zhvillim të sipërmarrësisë dhe turizmit – Koncept plus filloi me realizimin e projektit “Përforcimi i aktivizmit civil përmes edukimit medial”, i cili do të zbatohet në Strumicë, Ohër, Gjevgjeli, Koçan, Gostivar dhe Shtip.

“Qëllimi kryesor i projektit është nxitja e aktivizimit civil në mjediset më të vogla në Maqedoni përmes edukimit medial gjegjësisht njohjes së opinionit me atë çka janë mediat, si krijohet një lajm, si të bëhet dallimi mes reklamës, lajmit dhe manipulimit, si të njihet propaganda politike dhe lloji tjetër i propagandës dhe aktiviteti direkt civil në zgjidhjen e sfidave në atë mjedise përmes aktivitetit” kumtoi organizatori.

Koordinatori i projektit Sinisha Pekevski ka shfaqur shpresë se përmes projektit qytetarët do të përballen me fluksin e lajmeve të rreme në mediat dhe do të mund të njohin propagandë ose marketing në lajme.

“Njëkohësisht me aktivitetet që realizohen në këtë projekt do të nxiten aksione lokale për zgjidhjen e disa problemeve në bashkësi dhe do të nxitet pjesëmarrje më e madhe e të rinjve në shoqëri”, tha Pekevski.

Projekti “Përforcimi i aktivizmit civil përmes edukimit medial”, është mbështetur nga programi i Civika mobilatis

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *