Home / Kryesoret / Prokuroria Speciale Publike është duke e dridhur Kriva Pallankën

Prokuroria Speciale Publike është duke e dridhur Kriva Pallankën

Hetuesit e Prokurorisë Speciale Publike para disa ditëve e kanë vazhduar hetimin për financimin e dyshimtë të VMRO-DPMNE-së dhe në biseda informative tashmë janë thirrur dhjetëra funksionar të lartë partiak nga Kriva Pallanka, transmeton Tetova1.

Në biseda informative janë thirrur edhe drejtor të ndërmarrjeve publike lokale si dhe anëtar partiak që kanë marr pjesë në aksionin e financimit ilegal, ndërsa kanë qenë të punësuar në firma private. Ky hetim është vazhdim i hetimit të PSP-së që ka nisur para disa kohësh në Ohër.

Sipas asaj që deri më tani është e njohur, pjesëmarrësit në financimin ilegal të partisë, kanë fituar para në dorë nga Shkupi dhe pastaj përmes njerëzve të tyre të besueshëm i kanë paguar paratë në llogarinë e partisë përmes ekspoziturës së një banke në Kriva Pallankë. Për tërë operacionin PSP-ja ka mbledhur një numër të madh të dëshmive.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *