Home / Kryesoret / Promovim i raportit për efikasitetin e mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut

Promovim i raportit për efikasitetin e mbrojtjes juridike të të drejtave të njeriut

Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë sot do ta promovojë Raportin vjetor për efikasitet të mbrojtjes juridike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, të punuar në kuadër të Projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në promovim do të prezantohen shkelje e të drejtave të njeriut që janë vërejtur dhe dokumentuar nga ana e projektit, me theks në diskriminimin, krizën e refugjatëve, si dhe analizën e efikasitetit të mekanizmave të vendosura me kushtetutë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në pjesën e dytë është parashikuar debat në raport me sfidat kyçe, të cilat e vështirësojnë mbrojtjen juridike të personave, të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Projekti i USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i zbatuar nga Shoqata e  e juristëve të rinj të Maqedonisë i kushtohet avancimit të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike në Republikën e Maqedonisë përmes edukimit juridik, përfaqësimit strategjik dhe përforcimit të kapaciteteve të profesionistëve të rinj dhe organizatave civile.

Përmes kapaciteteve të avokatëve dhe juristëve të rinj, projekti mundëson mbrojtje juridike të personave, të cilët konsiderojnë se të drejtat e tyre njerëzore janë shkelur me qëllim të vendosjes së praktikës adekuate rreth kësaj çështje.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *