Home / Kryesoret / Propozimligji i ri kundër diskriminimit i pranueshëm – (VIDEO)

Propozimligji i ri kundër diskriminimit i pranueshëm – (VIDEO)

Propozim ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi që burron nga Ministria e punës dhe Politikës Sociale ishte tema e debatit publik që është mbajtur në Universitetin e Tetovës nën organizim të Fakultetit Juridik pranë këtij universiteti në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe OSBE-në, raporton Televizioni Koha.

Sipas profesor Bekim Kadriut nga Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi hartimi i një propozim ligji të ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ishte i nevojshëm për shkak se ligji aktual për mbrojtje nga diskriminimi gjatë zbatimit janë konstatuar disa mangësi, disa boshllëqe të ligjit të cilat propozimi i ri mundohet që ti shmang, përjashtojë dhe ti plotësojë.

“Ligji aktual ekziston tanimë që gjashtë vite dhe natyrisht gjatë zbatimit të këtij ligji janë konstatuar disa mangësi të cilat ky propozim ligj i ri mundohet që ti shmang përkatësisht ti përjashtojë.Në zbatimin e ligjit aktual ka pasur më tepër mangësi si në aspektin e definimit të formave të ndryshme të diskriminimit. Ka pasur shumë kritika që nuk është përmendur orientimi seksual dhe identiteti gjinorë , poashtu ka pasur mangësi në lidhje me përjashtimet nga diskriminimi. Ky draft i ri i ligjit të cilin sot e diskutojmë natyrisht është në një fazë preliminare, sot organizohet një debat ekspertësh lidhur me këtë draft të ri të ligjit , pra ky draft i ri mundohet që ti shmang këto defekte të ligjit aktual, definon bazat diskriminuese me një qartësi më të madhe, definicionet e diskriminimit poashtu i definon me një saktësi dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, poashtu shtrëngon edhe kriteret për anëtarësim në komisionin për mborjtje nga diskriminimi dhe mandatin e këtij komisioni”, tha Kadriu, transmeton Televizioni Koha.

Qëllimi i kësaj tribune është sjellja e argumenteve të reja nga ana e panelistëve të debatit me qëllim që propozim ligji i ri të jetë më i përshtatshëm dhe të kontribojë në mënyrë më adekuate që të kemi sa më pak dallime nënvizoi në fjalën e tij profesor Jusuf Zendeli.

“Të gjithë e dimë se çështja e sferës së diskriminimit është një nga çështjet e cila e tangon botën bashkëkohore edhe përkundër pranimit të pluralizmit politik, përkundër pranimit të demokracisë parlamentare, trajtave të reja të qeverisjes përsëri mbetet që bota bashkëkohore fatkeqësisht të ballafaqohet me çështjen e diskriminimit. Të gjitha këto çështje që i përcakton në mënyrë taksative ligji për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë që duhet të miratohet në kuvendin republikan natyrisht që do të diskutohen nga panelistë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti Juridik dhe OSBE-ja, me këtë rast unë bësoj se kjo do të jetë një tribunë e cila do të sjellë argumente të reja me qëllim që edhe ky propozim ligj të jetë më i përshtatshëm dhe të kontribojë në mënyrë më adekuate që të kemi sa më pak dallime dhe të themi që dallimet të mbeten si prioritet e jo si sferë diskriminimi”, tha Zendeli, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe në këtë tribunë gjegjësht debat publikë është theksuar edhe ajo se në Republikën e Maqedonisë më tepër kemi të bëjmë me raste të diskriminimit etnik, raste të diskriminimit në bzë të përkatësisë politike , raste të diskriminimit në bazë të gjinisë duke mos përjashtuar edhe raste dhe lloje të tjera të diskriminimit. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *