Home / Lajme / Rajon / Prostitucion, vjedhje dhe sherr me policinë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Prostitucion, vjedhje dhe sherr me policinë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Azem Jella, 36 vjeç, është arrestuar nga policia e Kasertas në Itali dy ditë më parë, pasi ishte në kërkim që prej dhjetorit 2014. Ndaj tij rëndonte masa e sigurisë së arrestit me burg dhënë nga gjykata e Apelit të Ankonas, për vjedhje në banesë, posedim të pasurisë së vjedhur, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë (efektivëve të policisë) , shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera, raportojnë mediat lokale.

Azem Jella (foto) është ndjekur nga agjentët e policisë së Kasertaas prej disa kohësh, të cilët arritën ta arrestonin teksa ishte duke udhëtuar me një makinë me targa polake, e marra me qira nga një tjetër person, me iniciale D.F.. Ky i fundit, i punësuar nga shqiptari, ishte personi që i jepte makinës.

Në momentin e kontrollit, i kërkuari u tregoi efektivëve një dokument identiteti dhe një patentë rumune, që pas kontrolleve të mëtejshme rezultoi false.

Kështu, akuzave të mëparshme në ngarkim të Jellës, i shtohet edhe ajo e posedimit të dokumenteve false të identitetit. Ndërkohë, D.F. është nën hetim në gjendje të lirë për ndihmën dhe inkurajimin që i ka dhënë të kërkuarit nga drejtësia italiane.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *