Home / Kryesoret / Protesta edhe para shtabeve të Gruevskit !

Protesta edhe para shtabeve të Gruevskit !

Iniciativa qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët” një pjesë të protestave të sotme do t’i realizojë në shtabin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa një pjesë të protestave të nesërme para shtabit të LSDM-së, paralajmëruan anëtarët e këshillit iniciues në konferencën e sotme për shtyp.

“Sot në ditën e 29-të të marshimeve tona protestuese koalicioni i Tiranës i LSDM-së dëshiron të fillojë ta zbatojë platformën e cila u nënshkrua në tryezën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Prandaj në këtë javë jashtëzakonisht të rëndësishme do t’i përsërisim kërkesat tona deri tek faktorët më të mëdhenj politik në Republikën e Maqedonisë sipas radhitjes në pajtim me epilogun e zgjedhjeve të fundit. Sot tubohemi para Qeverisë, nisemi para shtabit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa më pas do të tubohemi para Kuvendit. Nesër ruta do të jetë tubim para Qeverisë, Kuvendit më pas në Bihaqka”, tha Bogdan Ilievski.

Ai tha se “do t’i përkujtojnë partitë politike çka kërkojnë dhe se nuk guxojnë të votojnë kryetar Kuvendi i cili nuk e ka hedhur poshtë Platformën e Tiranës”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *