Home / Kryesoret / Protestuesit kërcënojnë deputetët – (VIDEO)

Protestuesit kërcënojnë deputetët – (VIDEO)

Boris Damovski njëri nga udhëheqësit e iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët” mbrëmë theksoi se i presin beteja dhe se vetëm të bashkaur  do të mund të fitohet ajo betejë. Ai theksoi se do ti nxjerrin nga Kuvendi deputetët.

“Këta brenda, 120, ne i dërguam dhe ne do ti nxjerrim. Kjo tirani, gënjeshtër këtu më nuk mund të jetojë. Ne jemi këtu, e dijmë çka po bëjmë dhe e dijmë se çka po kërkojmë. Bëhuni bashkë, na pret betejë, vetëm kështu do të fitojmë”, theksoi Damovski, Televizioni Koha.

Ajo që muajin e kaluar ndodhi në Maqedoni është populli, populli që ka mendimin e tyre, tha ish branitelli, Toni Mihajlovski.

“Po ndodh popull. Nuk them se të tjerët nuk janë pjesë e popullit, dhe ata kanë mendimin e tyre, por ndryshon nga mendimi i shumicës. Populli maqedonas është i vetëdijshëm, ka më shumë informacion, është zgjuar ndjenja e shtetësisë, prejardhjes, dashuria për vendin e tyre. Patriotizmi është diçka e lashtë dhe kjo është tek populli maqedonas dhe se do të eskalojë më shumë gjatë sulmit më të madh të shtetit”, theksoi Mihajlovski duke komentuar protestën e iniciativës qytetare “Për Maqedoni përbashkët”. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *