Home / Shëndeti / Pse nuk duhet të lyeni biberonin me mjaltë para kësaj moshe

Pse nuk duhet të lyeni biberonin me mjaltë para kësaj moshe

Botulizmi foshnjor është një patologji e rrallë që prek fëmijët e moshës 0-12 muajsh. Ai shkaktohet nga toksinat e prodhuara prej bakterit të botulinës Clostridium.

Toksinat e prodhuara nga ky bakter janë toksinat natyrale më të rrezikshme të njohura deri më sot nga shkenca. Ato sulmojnë sistemin nervor (nervat, trurin dhe palcën kurrizore) dhe shkaktojnë bllokim të frymëmarrjes, paralizë të gjymtyrëve e për pasojë vdekjen.

Simptomat e para të botulizmit përfshijnë pështjellime, të vjella dhe diarre që në të shumtën e rasteve pasohen nga konstipacioni (kapsllëku). Këto simptoma shfaqen dhe degjenerojnë 12-36 orë pas kontakti me bakterin Clostridium. Ky bakter gjendet në tokë, në pluhur dhe në prodhime bujqësore të tilla si fasulet, misri dhe mjalti.

Mjalti është një produkt i ushqyeshëm dhe shumë i shëndetshëm, por nëse do të lyenit biberonin e fëmijës suaj me të rrezikoni seriozisht jetën e tij. Eksperët e American Pediatric Society kanë dhënë alarmin pas rasteve të shumta të botulizmit foshnjor shfaqur vitin e shkuar në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre shumë nëna të reja apo dhe gjyshe lyejnë biberonët e foshnjeve me mjaltë inorganik të përpunuar në shtëpi. Kjo praktikë bëhët me qëllim që foshnja të qetësohet pas qarjeve me dënesë, por rrezikon seriozisht shëndetin e tij. Kontakti i bibeornit me këtë lloj mjalti çliron spore toksike që më pas gëlltiten nga i vogli dhë infektojnë rrugët e qarkullit të gjakut dhe frymëmarrjes.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *