Home / Kryesoret / PSP dyshon në një drejtoreshë, ka ble veshje të brendshme dhe i ka shkruar harxhime zyrtare (VIDEO)

PSP dyshon në një drejtoreshë, ka ble veshje të brendshme dhe i ka shkruar harxhime zyrtare (VIDEO)

Në mesin e katër rasteve që ka hapur sot PSP, është edhe rasti i koduar “Tifani” lidhur me punën e një kompanie të marketingu në Shkup. Ajo kompani, që udhëhiqet nga një gazetare maqedonase, e cila thuhet se ka përkrahur punën e qeverisë VMRO-BDI. Kompania e saj dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë në vlerë prej një milion denarëve, duke evidentuar harxhime private si harxhime zyrtare, shkruan Gazeta Lajm.

Prokurorja Fatime Fetai njoftoi se drejtoresha në fjalë në mesin e harxhimeve zyrtare të kompanisë ka evidentuar edhe 500 eurot e harxhuara për veshje të brendshme, harxhimet për blerje të biçikletës, mobilieve luksoze, syzave të shtrenjta, tepihëve persianë, e kështu me radhë. PSP nuk ka kërkuar masë arresti ose kujdesi për drejtoreshën në fjalë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *