Home / Kryesoret / PSP kërkon largim të kryetarit të Gjykatës Supreme – (VIDEO)

PSP kërkon largim të kryetarit të Gjykatës Supreme – (VIDEO)

Prokuroria Publike për Ndjekje të Veprave Penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve  sot kërkoi largim të kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë Jovo Vangelovski gjatë veprimit në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për rastin “Trust”.Nga PSP sqarojnë se kërkojnë përjashtim të Vangelovskit sepse ai është përfshirë në publikimin e bisedimeve telefonike edha të në periudhën kur gjithashtu e ka kryer funksionin e kryetarit të Gjykatës Supreme.Në parashtrimin e kërkesës shkruajnë se kërkojnë përjashtim për shkak të ekzistimit të rrethanave të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tij që është arsye për përjashtimin e gjykatësit në bazë të nenit 33 paragrafi 2 nga Ligji për procedurë penale.

“Në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, paanshmëria e gjykatës është një nga garancitë themelore të të drejtës së gjykimit të drejtë, kështu që çdo dyshim për anshmëri duhet të largohet”, thuhet në kumtesën e PSP-së, transmeton Televizioni Koha.

Prokuroria Publike e RM-së para disa ditësh deri te Gjykata Supreme parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë me të cilën kërkon heqje të vendimeve të Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup dhe të Gjykatës së apelit Shkup për përcaktimin e paraburgimit të dyshuarit të parë në lëndën “Trust”.PSP, megjithatë, dje e tërhoqi kërkesën e PPRM-së, me arsyetim se ky është vetëm kompetent për të vepruar për lëndët e lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve në të gjitha instancat gjyqësore. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *