Home / Kryesoret / PSP siguron 66 mijë audio incizime të reja

PSP siguron 66 mijë audio incizime të reja

Softuerët e rinj të Prokurorisë Speciale Publike kanë siguruar edhe 66 mijë audio incizime të reja nga hard disqet e nxjerra nga Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim. Kjo sipas ekspertëve nënkupton që PSP-së do t’i duhet afat shtesë për punë. Avokatja Suzana Joshevska thotë se të gjitha këto audio incizime mund të jenë vepra penale.

Është herët nuk mund të arrini të i dëgjoni të gjitha. Ato vetëm janë vendosur në raportin e fundit vetëm për të bërë të ditur se kemi 66 mijë audio incizime plotësuese të cilat pas këtyre punëve teknike janë zbuluar tani. Të njëjtat e rrisin numrin e incizimeve dhe kohën. Është e mundur që në ato 66 mijë incizime të kemi 66 mijë vepra penale. Nuk i dihet – tha Suzana Joshevska, avokate.

Duke folur për obstruksionet e deritanishme me të cilat është përballuar specialja, avokatja Joshevska në emisionin 360 gradë në Alsat thekson se ndër tjerash Specialja ka hasur në vështirësi edhe në gjetjen e ekspertëve në fusha si IT dhe kontabilistë.

Njerëzit mohojnë të hetojnë rastet. Është e drejtë e tyre. Do të gjinden hetues të cilët i takojnë një lëmi por ato janë të punësuar në një byro dhe për këtë arsye refuzojnë. Nuk është qëllimi vetëm të gjenden njerëzit, por të jenë profesionist në lëmin e tyre. Duhet të gjendet person i cili dinë mirë të hetojë dhe të hulumtojë, dokumente e gjëra tjera – u shpreh Suzana Joshevska, avokate.

Pavarësisht përfundimit të mandatit të PSP-së, juristët konsiderojnë se me ndryshimet e reja në ekzekutiv një pjesë të lëndëve që burojnë nga përgjimet e paligjshme mund t’i hetojë edhe Prokuroria Publike. Specialja deri më tani ka analizuar 45% të bisedave të përgjuara nga mbi 606 mijë sa i posedon.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *