Home / Kryesoret / Punësohen 20 gra nga viset rurale – (VIDEO)

Punësohen 20 gra nga viset rurale – (VIDEO)

Rreth 20 femra nga viset rurale kanë përfunduar një kurs për robaqepësi dhe një punën praktike në Fabrikën Imperial në Bërvenicë. Ata që kanë përfunduar edhe kursin edhe punën praktike do të mund të punësohen ndërsa projekti është përkrahur nga Bashkimi Evropian, ministria e Financave dhe komuna e Bogovinës.

“Projekti është implementuar nga shoqata për zhvillim rural në partneritet me komunën e Bogovinës, përkrahur nga delegacioni i Bashkimit Evropian, përmes Ministrisë së Financave. Me këtë rast janë mbajtur trajnime për gratë që do të aftësohen për robaqepësi, frizere dhe ata që do të grumbullojnë fryte në pyje. Ata që e kanë përfunduar trajnimin së bashku me fabrikën Imperial do të marrin çertifikata dhe me këtë ata janë aftësuar që të punpjnë në këtë fabrikë më tutje.Pas përfundimit të kursit dymujor dhe një muaji praktikë në marrëveshje me fabrikën do të mbeten në punë” tha Ivana Srceva, koordinatore e projektit, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, sipas të gjitha raporteve të organizatat të ndryshme relevante, më vështirë për punësim e kanë gratë që vijnë nga viset rurale. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *