Home / Kryesoret / Puntorët e Jugohromit ngelin pa rroga (VIDEO)

Puntorët e Jugohromit ngelin pa rroga (VIDEO)

Puntorët e Jugohromit që nga fillimi i muajit Mars kanë ngelur pa rroga për shkak se u janë ndërperë kontratat e marrëdhënies së punës mga drejtuesit e fabrikës. Pas këtij vendimi, kanë reaguar nga Sindikata e Puntorëve të këtij kombinati metalurgjik, prej nga thonë se puntorët tashmë janë lënë në rrugë dhe nuk kanë të ardhura për të mbajtur familjet e tyre.

 “Pas gjitha presioneve dhe kërkesave që i kemi bërë ndaj institucioneve shtetërore, ata janë treguar të shurdhër dhe nuk mei marrë asnjë përgjigje, megjithëse në takimine  fundit që kemi patur në qeveri me kryeministrin Emil Dimitriev ku ishte edhe ministri i Ekologjsië Bashkim Ameti,  kemi disa sinjale pozitive, mirëpo presim që qeveria të ketë një mbledhje ditën e premte dhe shpresojmë në një vendim pozitiv që të rifillojë me punë kombinati Jugohrom. Ne nuk mund të presim deri ditën e premte sepse resurset tona financiare janë harxhuar sepse puntorët nga një marsi janë larguar nga puna dhe kanë ngelur në rrugë, tha Bajram Amiti kryetar i sindikatës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Bajramit nëse qeveria sjell vendim negative atëherë sërish do të vazhdojmë me presionet dhe kësaj radhe do të jenë më të fuqishme.

“Shpresoj se nuk do të sillet vendim negative, sepse në bazë të klimës që mbizotëronte atë ditë në takim kishte sinjale të mira, sepse kërkesa jonë ishte që ne të punojmë në këtë afat kohor deri në tetor, kur nuk ka ndotje, sepse edhe i kuptojmë brengat e qytetarëve të Tetovës por edhe ata duhet të kuptojnë brengat e puntorëve sepse kanë ngelur pa marrëdhënie pune, pa buk, prandaj kërkojmë një barazpeshë, të punohet dhe paralelisht të punohet edhe në prodhim edhe në instalimin e filtarve në këtë periudhë kohore kur nuk ka ndotje, tha Bajram Amiti kryetar i sindikatës, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, pas vendimit të inspektoriatit shtetëror të Ekologjisë për të mbyllur kombinatin Jugohrom si ndotës më i madh në Pollog, protestat e shoqatave joqeveritare janë  ndërprerë kurse tashmë protestojnë puntorët e Jugohromit të cilët kërkojnë që qeveria të gjejë zgjidhje për këta puntorë që kanë mbetur në rrugë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *