Home / Lajme / Maqedoni / Qarkullimi hekurudhor do të nisë prej orës 16

Qarkullimi hekurudhor do të nisë prej orës 16

Transporti hekurudhor në Maqedoni sot prej orës 16 do të fillojë të funksionojë.

Punëtorët e ndërmarrjës Hekurudhat e Maqedonisë do të ndërpresin protestën, pasi u pajtuan me pagesën e gjysmës së parë të pagës së janarit, dhe premtimin se gjysma tjetër do të paguhet javën e ardhshme kurse paga e muajit shkurt do të paguhet në fund të muajit.

Personeli i mekanikës ka arritur marrëveshje me menaxhmentin, dhe që nga ora 16 do të fillojnë të operojnë, tha për Plusinfo, Latko Jovanovski, përfaqësues i sindikatës së pavarur të personelit të mekanikës.

Punëtorët e ndërmarrjës Hekurudhat e Maqedonisë kanë filluar protestën dy javë më parë, për mos pagesën e pagave të dhjetorit dhe ngadalësimin e pagesës së pagave të muajit janar. Ndërkohë, drejtori i atëhershëm, i ndërmarrjës HM, dha dorëheqje kurse vendin e tij e zuri drejtori i emëruar nga Qeveria, Igor Korunoski

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *