Home / Kryesoret / Rama – Ivanovit: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!

Rama – Ivanovit: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!

“Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President”, me këto fjalë i është drejtuar Kryeministri Edi Rama, Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Gjuha Shqipe nuk është e armikut, po e një populli shtetformues në Maqedoni.

“Zoti Ivanov, Gjuha Shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruajti Rama.

Reagimi i Kryeministrit vjen pasi më herë gjatë ditës së sotme, Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i japë mandatin liderit të LSMD –së, Zoran Zaev, edhe pse ai siguroi firmat e 67 deputetëve në bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, që i japin shumicën në parlament.

Shkak për refuzimin është bërë platforma shqiptare. Duke folur me nota të forta ndasie etnike, Ivanov tha se ajo cënon sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë.

Presidenti maqedonas kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare ta dënojë platformën shqiptare dhe të mos imponojë zgjidhje, ndërsa akuzoi Tiranën zyrtare si hartuese të platformes dhe për ndërhyrje në punët e brendshme./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *