Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Kumanova”, Genc Sefa: Nuk jemi terroristë

Rasti “Kumanova”, Genc Sefa: Nuk jemi terroristë

Ka vazhduar edhe sot gjykimi për rastin “Kumanova”, me çratsë para gjykatësit hetues dëshminë e ka dhënë edhe Genc Sefa, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor dhe nuk është terrorist.

Sefa madje ka thënë se grupi paraprakisht, para se të ndodhin zhvillimet me 9 dhe 10 maj kishin përgatitur një deklaratë të detajuar për të drejtat e shqiptarëve dhe për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë avokatja Artene Ademi deklaroi sot se djemtë që akuzohen nuk janë terrorist por se janë kundër terrorizmit. Sipas saj djemtë kanë ardhur në Kumanovë për të bërë trysni tek politika për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

Sipas Ademit ky proces gjyqësor nuk do të përfundoj në bankat gjyqësore të Maqedonisë, por në gjykatat evropiane.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *