Home / Kryesoret / Rasti “Lagja e Trimave” vazhdon dëshmia e të akuzuarëve

Rasti “Lagja e Trimave” vazhdon dëshmia e të akuzuarëve

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” njëri prej të akuzuarve Enver Hoxha Klein- shtetas gjerman, para gjykatës, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se kërkon hetim ndërkombëtare, për faktin se nuk i beson sistemit gjyqësor të Maqedonisë. Ai ka zbuluar se grupi është thirr nga një person i Maqedonisë por nuk pa dashur ta përmend emrin e tij.

“Jam munduar të jem atdhetar i devotshëm ndaj atdheut që është i përçarë. Angazhimi im, si dhe të tjerëve. Disa kemi qenë të veshur me uniforma të UÇK-së, kam qenë i pajisur me armë- AK-47. E kam pasur armë personale. Jam brengosur . Kam pasur brengosje personale. Kam familje që jetojnë këtu, familje të afërt. Brengosje atdhetare, por edhe si qytetar evropian. Arsyet kanë qenë skandalet që i publikoi Zoran Zaev. Më shqetësoi ajo gjendje. Kam qenë i brengosur që do të eskaloj gjendja, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, siç po shohim edhe sot. Qëllimi ishte në rast të eskalimit t’i dalë në mbrojtje popullit shqiptar, që kanë vuajtur me shekuj”, ka deklaruar Hoxha duke treguar arsyet e ardhjes së tij në Maqedoni, konkretisht në Kumanovë.

“Duke parë se çka po ndodhë në periferi të Europës, në Ukrainë, e pastaj edhe në Siri, si qytetar i Europës isha i brengosur për rrezikun në zemrën e Europës, siç e quaj unë gadishulli Ilirik ose që njihet si Europa Juglindore. Ka njerëz në Maqedoni që na kanë thirrë. Pas këtij rasti, ai person është i pakapshëm. Është keqpërdor i pakapshëm. Kam prit që dy vite nga Prokuroria Publike të na sjellë personin. Duhet hetim transparent ndërkombëtar”, ka pohuar Hoxha.

Edhe pas insistimit të Prokurorisë, avokatëve dhe Gjykatës Enver Hoxha Klein nuk ka pranuar të zbulojë emrin e personit që i ka thirrur në Kumanovë.

Ai ka ripërsëritur mosbesimin ndaj sistemit gjyqësor.

“Nuk kam besim te Prokuroria. Arsyeja tjetër, ky sistem më ka lënë shije të hidhur. Sidomos mënyra se si na kanë pyetur në stacion policor”, ishte decid Enver Hoxha Klein.

“Sa i përket akuzës. Asnjëherë s’kam pasur probleme me ligjet. Është përfolur këtu se kemi ardhur për pare. Kurrë s’kam qenë mercenar. Për atdhe as nuk blehem e as nuk shitem. I mbahem vlerave evropiane dhe universale”, tha mëtutje ai, raporton gazeta Lajm.

Sipas tij, ka pasur premtime se populli qëndron pas tyre.

Hoxha i është përgjigjur edhe pyetjeve të Prokurorisë Publike.

“Detyrimisht kam gjuajtur në vetëmbrojtje. Kam rezistuar për orë të tëra deri në momentin e dorëzimit. Emri terrorizëm më jep mundim e urrej terrorizmin! Nuk ka vetëm organizatë terroriste por ka edhe sisteme shtetërore terroriste. Këto janë lojëra të pista të agjenturave që është vështirë t’i përcaktosh”, tha Hoxha duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit.

Enver Hoxha Klein ka thënë se deri tash Ambasada e Gjermanisë e ka vizituar 3 herë, por tani është bërë një vit që nuk e kanë vizituar dhe nuk e dinë se për çfarë arsye është neglizhuar nga Ambasada.

Hoxha ka deklaruar edhe për qasjen e njësive policore në stacion. Ai ka qenë i keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe gjatë kohës që e kanë marrë në pyetje i kanë vendosur qese në kokë duke ia drejtuar pistoletën në kokë./Lajmpress

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *