Home / Kryesoret / RDK: Protestuesit maqedonas kërkojnë partner për destabilizim

RDK: Protestuesit maqedonas kërkojnë partner për destabilizim

Rilindja Demokratike Kombëtare me një kumtesë të dërguar Telegrafit në Maqedoni thotë se protestuesit që mblidhen çdo ditë në Shkup kërkojnë partner për të destabilizuar vendin.

”Jemi dëshmitarë të një përfshirje në polemika dhe kacafytje të panevojshme mes krahut ekstrem maqedonas dhe disa individëve shqiptarë rreth çështjes së gjuhës dhe bashkëjetesës së popujve të ndryshëm në Maqedoni. Në shekullin që jetojmë ku kemi presion të madh global të popujve për liri, demokraci, të drejta, dhe sundim të ligjit, është absurd i kohës që dikush të organizohet qoft në formë të protestave apo në qarqe akademike, kundër të drejtave të barabarta të tjetrit në gjuhë, shkollim, ekonomi, apo liri të besimit apo shprehjes.”

”Populli shqiptarë, që e ka ndjerë më së tepërmi këtë padrejtësi nën lëkurën e vet gjatë këtyre njëqind viteve të fundit, nuk duhet t’i lejoj vetes të bëhet partner në fushata denigruese të grupeve apo individëve, qofshin ata edhe akademik, që përpiqen t’i involvojnë shqiptarët si partner destabilizues në shtet, një metodë mirë e përpunuar në të kaluarën. Kjo kërkesë për partneritet nëmes forcave destruktive maqedonase dhe shqiptare vjen në momentin kur e vërteta e veprimit politik në vend është para zbardhjes finale. Për këtë arsye, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se shqiptarët duhet të dëshmojnë mençuri, maturi, dhe largpamësi, duke injoruar çdo kontakt apo përgjigje ndaj palës provokuese, me qëllim që këta të fundit të ngelin të vetëm në tentimin për destruktivitet në vend.”

”Rilindja Demokratike Kombëtare beson se kjo është koha kur komuniteti ndërkombëtarë dhe njerëzit e arsyeshëm maqedonas të shohin përfundimisht se ku qëndron destruktiviteti në këtë vend. Në këto momente finale, shqiptarët duhet të tregojnë maturi të lartë me qëllim që akademikët si Maxhunkov, gazetarët, dhe provokatorët nga pala maqedonase, t’i lejmë që t’i shohi e tërë bota se çka kanë përjetuar dhe çka përjetojnë shqiptarët me këta akademik, gazetarë, intelektual apo patriot të rrejshëm, që nuk durojnë gjuhën e tjetrit në shekullin njëzet e një. Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm mos të bëhen partner të këtij destruktiviteti në vend, sepse vetëm në këtë mënyrë dë të mund të shohim fundin e gjith kësaj loje.” thuhet në kumtesën e RDK-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *