Home / Kryesoret / Reagim i Lidhjes Futbollistike Komunale në Tetovë – VIDEO

Reagim i Lidhjes Futbollistike Komunale në Tetovë – VIDEO

Lidhja Futbollistike Komunale Tetovë, ka dalur me një reagim ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku njoftojnë se kryetari I kësaj Federate Ilço Georgievski dhe nënkryetari Muhamed Sejdini, planifikojnë që në mënyrë të fshehtë të mbajn kuvend zgjedhor në të cilin do të bëhet tentativë për të zgjedhur delegate të ri në Lidhjen Futbollistike Komunale që të krijojnë një lidhje joligjore dhe paralele me lidhjen aktuale e cila më 25 janar në mënyrë legjitime zgjodhi delegatët dhe kryesinë.

“Kuveni eventual që në këtë mënyrë tenton të vetshpall si legjitim për ne delegatët dhe kryesinë e Lidhjes Futbollistike komunale është një krijesë e paqenë e cila këmbëngul që të sabotojë këtëlidgjen aktuale. Informojmë se Federata  e Futbollit të Maqedonisë  po bën tentative të vazhdueshme për të penguar punën tonë, dhe këtë e dëshmojmë me faktin se kandidati ynë Mirsad Jonuzi I zgjedhur nga ana jonë, për kryetar të FFM-së u pengua nga ana e FFM-së pa asnjë arsye relevante dhe kësisoji në mënyrë transparente theu parimet themelore demokratike për të drejtën e të konkuruarit në radhët e FFM-së, thuhet mes tjerash në reagim, transmeton Televizioni Koha.

Në këtë reagim thuhet se FFM-ja në kohë rekorde ka bërë ndryshime në statutin e mëparshëm duke menjanuar përdorimin e  gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare ndërsa më pas ia ka cunguar të drejtën statutare nënkryetarit që sipas marrëveshjes ka qenë i përkatësisë shqiptare duke shtuar edhe tre nënkryetar të tjerë.Për këto ndryshime mbështetje ka dhënë edhe vet nënkrytari Muhamed Sejdini dhe me këtë kthehet gjendja në suaza të të drejtave tejet të cunguara të vitit 1998” thuhet në këtë reagim të lëshuar nga Lidhja Futbollistike Komunale Tetovë, të nënshkruar nga kryetari Hebib Shaqiri. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Pellagonia mund të ketë deponi rajonale brenda dy viteve

Tanimë 16 vjet po bëhen bisedime për hapjen e deponisë rajonale të Pellagonisë, që do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *