Home / Kryesoret / Reagon edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, pas vendimti të Ivanovit

Reagon edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, pas vendimti të Ivanovit

Ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha pas vendimit të Presidentit Gjorgje Ivanov për të mos mandatuar Zaevin për formimin e qeverisë së re për shkak të platformës së partive shqiptare në Maqedoni dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Basha thotë se një veprim i tillë është diskriminues dhe nuk kontribuon në stabilitetin e rajonit, transmeton Gazeta Express.

“Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.

E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.

Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.

Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.

Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.

Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.”- ka shkruar kreu I PD-së Lulzim Basha në profiling e tij në rrjetin social Facebook./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *