Home / Lajme / Maqedoni / Reagon Kryeministri maqedonas Emil Dimitriev ndaj Edi Ramës

Reagon Kryeministri maqedonas Emil Dimitriev ndaj Edi Ramës

pas statusit të mbrëmshëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ai porositi presidentin maqedonas që të ketë kujdes me trajtimin e popullit shqiptar në Maqedoni, sot kryeministri maqedonas Emil Dimitriev i dërgoi një letër, transmeton Gazeta Express.

Në këtë letër drejtuar Edi Ramës, Emil Dimitriev thotë se ndërhyrja e vazhdueshme në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë është duke shkaktuar dëme të mëdha në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe është në kundërshtim me vlerat evropiane.

Më besoni, kjo nuk do të ndihmojë askënd. Nuk i ndihmon as Shqipërinë, sepse  qytetarët tuaj presin nga ju që të rregullosh dobësitë e qeverisjes tënde dhe të ballafaqohesh me problemet ekonomike të vendit tuaj. Nuki i  ndihmon as BE-së , sepse edhe ata e kanë kuptuar më se ju kërkoni justifikimin jashtë për atë që keni bërë brenda vendit tuaj. Nuk i ndihmon as Maqedonisë, qytetarët e së cilës duan që të kenë një shtet sovran dhe të pavarur në kufijtë e saj aktual. Qytetarët janë duke e paguar ambicjen tënde të dyshimtë për ridefinim të Maqedonisë, në vend që ta reformosh Shqipërinë në kufijtë e saj ekzistues.Kjo nuk ju ndihmuar as partive politike në Maqedoni, thotë kryeministri në largim i Maqedonisë Emil Dimitriev, në letrën dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Unë jam i bindur, vazhdoi ai, se edhe pa ndërhyrjen tënde, ne do të gjejmë forcë për të tejkaluar këtë sfidë, por është shumë jo korekte të ndizni zjarrin nacionalist.

Gjuha shqipe është e përfaqësuar gjerësisht në Maqedoni. Gjuha shqipe , si dhe ajo boshnjake, turke, vllehe dhe rome, bashkë me gjuhën maqedone janë pjesë dhe pasuri e Maqedonisë. Ne angazhohemi për promovimin e gjuhëve dhe kulturën e komuniteteve etnike në vendin tonë. Në Shqipëri, jo shumë kohë më parë, është dashur që të mbyllen dritaret që të filitet në gjuhën amtare, për të mos dëgjuar dikush. Ne këtë përvojë nuk e kemi pasur asnjëherë, potencon kryeministri maqedonas.

Qytetarët e Maqedonisë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo fetare, ka theksuar Dimitirev, vetë kanë përballuar shumë kriza në histori, do të kapërcyer edhe këtë.

Qëllimi ynë i përbashkët është që ende më tutje të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të fortë e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlamtike, ka përfunduar kryeministri i Maqedonisë në letrën e tij dërguar homologut shqiptar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *