Home / Lajme / Botë / Reks Tilerson për vizitë në Turqi

Reks Tilerson për vizitë në Turqi

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson sot arrin për vizitë në Turqi, ku do të takohet me përfaqësuesit e autoriteteve turke.

Është planifikuar që sot Tilerson të bisedojë me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Mevlud Çaushoglu.

Midis temave kryesore, të cilat do të jenë objekt i diskutimit janë lufta kundër grupit Shteti Islamik në Siri, si dhe kërkesa e Turqisë për ekstradimin e predikuesit islamik Fetulla Gylen, i cili jeton në SHBA dhe nga autoritetet turke akuzohet për organizimin e tentimit për grusht shtet në korrik të vitit të kaluar.

“Tilerson fillimisht do të shpreh ngushëllime për viktimat në sulmet, e kryera në Turqi gjatë pesë viteve të fundit. Turqia ka humbur më shumë njerëz se të gjitha vendet tjera evropiane”, deklaroi paraprakisht këtë javë përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit.

Ai saktëson se Tilerson në Ankara do të bisedojë për hapat e ardhshëm në fushatat kundër SHI-së, veçanërisht në sferën e planeve për stabilizimin e rajoneve të pushtuara me qëllim që situata të mbetet e qetë dhe të mundësojë kthimin e personave të zhvendosur.

Në takimet në Ankara do të shqyrtohet edhe çështja për ofensivën në Raka, e cila konsiderohet si kryeqyteti i SHI-së në Siri. Sipas Departamentit amerikan të shtetit ky operacion do të jetë i ndërlikuar.

Çaushoglu dje deklaroi se arrestimi i zëvendësdrejtorit të bankës turke Halkbank, Mehmet Hakan Atila në SHBA gjithashtu do të jetë një nga temat e bisedimeve me Tilerson.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *