Home / Kryesoret / Rikostruohen trotuaret në pjesën qendrore – VIDEO

Rikostruohen trotuaret në pjesën qendrore – VIDEO

Ndonëse është në fund të mandatit pushteti aktual në Tetovë, këtyre ditëve është aktivizuar për rregullimin e trotuareve në Tetovë. Me këtë rast, është filluar me punë në rikostruimin e trotuareve më të dëmtuara në Tetovë gjegjësisht në pjesën qendrore të qytetit. Nga komuna e Tetovës janë arsyetuar se rikostruimi i këtyre trotuareve është paraparë në programën e miratuar për punë në këshillin e  komunës dhe nuk është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Nga Sektori për Tokë Ndërtimore dhe komunikacion në komunën e Tetovës, sqarojnë se bëhet fjalë për një projekt që do të përfshijë trotuaret në bulevardin Iliria, njofton Televizioni Koha.

“Bëhet fjalë për rikostruimin e bulevardit Ilirija deri tek udhëkryqi me bulevardin e rrugës Industriale. Projekti kap një gjatësi prej 1.300 metrave dhe rikostruimi bëhet në të dy anët e bulevardit gjegjësisht të trotuareve, vendosja e pllakave. Krahas kësaj do të bëhet edhe rregullimi i gjelbërimit, apo zhardonierëve. Poashtu këta zhardonier do të jenë më të lartë që gjelbërimi të mirëmbahet më mirë, poashtu do të ketë edhe ndriçim të këtyre pllakave. Në ndërklohë janë paraparë edhe vendosja e karrigeve dhe shportave. Është një shëtitore apo trotuar për të cilin ka nevojë qyteti i Tetovës, tha Hysen Demiri nga sektori për rrugë, transmeton Televizioni Koha.

Fillimi i rregullimit të trotuareve në pjesën qendrore në Tetovë, është shoqëruar edhe me një fenomen tjetër, ku gjegjësisht është prerë një dru gjatë natës së kaluar. Nga komuna e Tetovës thonë se rastin e kanë denoncuar në Polici dhe e njejta duhet të zbulojë se kushe ka kryer këtë veprim të pahijshëm, njofton Televizioni Koha.

“Kishim një veprim mbrëmë nga ana e një qyteti, ëhstë prrër një dur në këtë trotuar, nuk e dijmë kush e  ka perër, policia ka dalur në teren dhe është duke u marrë me këtë rast” , tha Hysen Demiri nga sektori për rrugë, transmeton Televizioni Koha.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 55 milion denarë dhe të njejtat janë të siguruara nga komuna e Tetovës, ndërsa jozyrtarisht pritet që punët të përfundojnë për 8 muaj.

Ndryshe, krahas këtyre trotuareve në pjesët tjera të qytetit, pjesët më të mëdha ose janë të uzurpuara ose janë të dëmtuara dhe vështirë qarkullojnë këmbësorët. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *