Home / Kryesoret / Rinia pa perspektivë ikën jashtë – (VIDEO)

Rinia pa perspektivë ikën jashtë – (VIDEO)

“Arsimim për punësim” ishte tema e tyrezës së rrumbullakët që është organizuar nga Fakulteti i biznesit dhe ekonomisë në bashkëpunim me klubin e liderëve të ardhshëm të biznesit pranë universitetit të europës juglindore. Sipas dekanit të fakultetit të biznesit dhe ekonomisë akademik Izet Zeqirit në këtë tryezë të rumbullakët janë diskutuar sfidat që kanë të bëjnë me zgjedhjen e profesionit dhe problemet me të cilat po përballet tregu i punës në aspekt të punësimit dhe papunësisë, njofton Televizioni Koha.

Sipas akademik Abdylmenaf Bexhetit një nga faktorët e papunësisë në vend dhe largimit të të sapodiplomuarëve drejt vendeve të Evropës për një perspektivë më të mirë është edhe ajo se arsimi i mesëm dhe në veçanti arsimi i lartë nuk mbajnë shumë brengë për kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, kjo sipas tij është një ndër arsyet kryesore se pse të rinjtë të sapodiplomuar largohen nga vendi dhe kërkojnë perspektiva diku jashtë, transmeton Televizioni Koha.

Kjo tryezë u  organizua në bashkëpunim me nxënësit e shkollave mesme, gjimnazeve  dhe  Alumni që janë në pozita menaxheriale dhe kanë karrierë të suksesshme. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *