Home / Lajme / Maqedoni / Rithekson VMRO-ja: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja

Rithekson VMRO-ja: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja

VMRO-DPMNE-ja ka theksuar edhe sot se zgjidhja e vetme për daljen nga kriza të Maqedonisë, janë zgjedhjet e reja.

“Miratimi i rezolutës së përbashkët dhe obliguese në Kuvendin e RM-së me të cilën qeveria e R. së Maqedonisë obligohet në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Përfshirja e shqiptarëve në grupin e punës për bisedimet të drejtpërdrejta me Greqinë. Integrimi i shpejtë në NATO dhe BE- Përmbushja e pikave të sipërpërmendura do të zhbllokoj rrugën e Maqedonisë drejt integrimit të plotë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

“Është e palejueshme që Platforma e Tiranës të bëhet kusht për formimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë. Ajo qederi do të ishte qeveri e Tiranës.

Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë problem që të thyejnë kurrizin, të shpallin gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj për gjuhë zyrtare shtetërore, së bashku me shkrimin e vet cirilik.

Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë problem ta ndërrojnë emrin e shtetit, himnin, flamurin, bankënotat, uniformat, mbishkrimet”, thuhet në deklaratë. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *