Home / Lajme / Rrahje në Aerodrom të Shkupit, një person me lëndime të rënda

Rrahje në Aerodrom të Shkupit, një person me lëndime të rënda

Dy djem të rinj u sulmuan fizikisht nga një grup personash të panjohur në një ëmbëltore në rrugën “Vladimir Komarov” në lagjën Aeorodrom të Shkupit, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se mbrëmë rreth orës 22:20, F.C (19) dhe A.M (20), pa arsye të caktuar, janë sulmuar fizikisht nga ana e 6 personave të gjinisë mashkullore. F.C dhe A.M u dërguan në klinikën Remedika ku për F.C u konstatuan lëndime të rënda trupore.

Polica ka bërë inspektim ligjor në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Emocionuese: Shaqir Palushi e bën me shtëpi familjen nga Istogu (Video)

Këtë javë të ftuar në emisionin n’Kosovë Show janë këngëtaret Motrat Bunjaku nga Kaqaniku. Sikurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *