Home / Lajme / Rajon / Rrëfehet vajza e Millosheviçit: Si e helmuan tim atë në Hagë, kamerat u fikën

Rrëfehet vajza e Millosheviçit: Si e helmuan tim atë në Hagë, kamerat u fikën

Vajza e ish presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit”>Millosheviçit, ose të njohur ndryshe si “kasapi” i Ballkanit, ka rrëfyer sot se babain e saj e kanë helmuar në burgun e Hagës.

Maria Millosheviç ka dhënë një intervistë për “Kurir”-in serb, ku hedh gjithë pretendimet e saj se pse mendon se babain e saj e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga ataku kardiak, siç është versioni zyrtar.

“Në natën ndërmjet 10 dhe 11 marsit 2006, të gjitha kamerat në Sheveningen ishin të fikura dhe ky ishte një precedent. Trupi i tij u mbajt qëllimisht nga autoritetet pa ju bërë autopsia. Ai kërkoi leje për tu vizituar në Rusi, në një klinikë të specializuar, sepse ai e parandjente se do t’i ndodhte diçka.

Unë besoj se ai po kurohej me një substancë që i dha atij një vdekje të ngadaltë. Ai nuk u besonte mjekëve në ‘Sheveningen’ ndaj donte të kurohej në Rusi”, ka treguar Maria Millosheviç, përcjell “GSH”.

Reagimi i kryeministrit të Shqipërisë për vdekjen e Millosheviçit”>Millosheviçit

Ish-presidenti i Jugosllavisë është përgjegjës për vrasjen dhe ekzekutimet e mijëra shqiptarëve pa harruar deportimin e gati 1 milionë të tjerëve nga Kosova.

Lajmi se ai ndërroi jetë në qeli, solli lehtësim për familjarët e viktimave të tij anembanë rajonit. Ja si e komentoi, ish-kryeministri Sali Berisha asokohe, vdekjen e Millosheviçit”>Millosheviçit.

“Vdekja në qeli e kasapit të Ballkanit, njeriut që u shkaktoi dramat më të mëdha në historinë e tyre moderne boshnjakëve, shqiptarëve e kroatëve, Sllobodan Milosheviçit, përbën një lehtësim për familjet e qindra mijëra viktimave të barbarisë së tij që me padurim prisnin verdiktin e drejtësisë. Por Zoti i dha verdiktin e merituar”, ishte shkruar në faqen zyrtare të kryeministrisë në mars të vitit 2006. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *