Home / Sport / Rrëfimi i Tramezzanit: Fiton Shqipëria, Kaçe më mbylli 3 ditë në hotel

Rrëfimi i Tramezzanit: Fiton Shqipëria, Kaçe më mbylli 3 ditë në hotel

Ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën e njohur për “Corriere Della Sera”, ai paralajmëron italianët se kjo do të jetë “një finale Botërori” për tifozët shqiptarë dhe premton se do të ndjekë De Biazin në “Rrugëtimin e Santiagos” nëse kuqezinjtë do të marrin 3 pikët.

“Kush fiton? Shqipëria, për ta është si një finale Botërori, nuk është vetëm një ndeshje, është një fitore sociale, është histori. Ne italianët as që mund ta kuptojmë një gjë të tillë. Sigurisht, Italia është më e fortë, por duhen pikë pas humbjes me Izraelin. Entuziazmi dhe organizimi i lojës mund të bëjë diferencën. Ka të drejtë trajneri, Italia ka zgjedhur Palermon se kishte frikë nga tifozët shqiptarë”.

Kur pyetet se sa shqiptarë ndihet, Trammezzani tregon disa detaje interesante.

“Po, pjesërisht po. Puna e rekrutimit më kë lejuar që të njoh kulturën, të kuptoj kur disa paragjykime ishin komplet të padrejta. Por edhe kundërshtitë e një populli të jashtëzakonshëm. Një herë kam kaluar tre ditë i mbyllur në një hotel në Selanik për t’u munduar të bindja Ergys Kaçen për të na zgjedhur ne dhe jo Greqinë. Premtimi i De Biasit? “Nëse ndodh me të vërtetë, do t’i bashkohem edhe unë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *