Home / Kuriozitete / Rrëfimi tronditës: Mjekët më bënë prerje cezariane, por nuk më gjenin dot beben

Rrëfimi tronditës: Mjekët më bënë prerje cezariane, por nuk më gjenin dot beben

Një mama e re mbeti e tmerruar kur mjekët i bënë cezarianin, por nuk ia gjenin dot beben.

Amber Hughes, 21 vjeç, tha se bebja ishte 30-javësh kur ajo iu nënshtrua operacionit.

Një atmosferë terrori mbushi dhomën e spitalit pasi mjekët nuk po e gjenin dot beben.

E tmerruar, Amber, që ishte e zgjuar, tha se bebja u gjet vetëm kur nisi të qante.

Për çudinë e mjekëve, në kohën që po e hapnin barkun, Amber kishte lindur në mënyrë natyrale.

“Ishte e tmerrshme. Për dy minuta mjekët nuk gjenin beben. Për një moment dëgjuan të qara poshtë prehrit tim dhe gjeten beben mes këmbëve”.

“Nuk më kërkuan as falje. Mjeku më tha se bebja kishte nisur të zbriste në kanalin e lindjes kur më çanë në bark. Ishte diçka e çuditshme”.

“Më operuan pa pasur nevojë. Tani kam një shenjë të dukshme dhe akoma po e marr veten”.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *