Home / Lajme / Maqedoni / Rreth 500 raste të reja me kancer regjistrohen në vit në Maqedoni

Rreth 500 raste të reja me kancer regjistrohen në vit në Maqedoni

Kanceri në zorrën e trashë zbulohet në fazë shumë të vonshme edhe krahas të gjitha fushatave. Në vit janë 500 raste të reja të zbuluara, kurse 400 vdesin. Nëse sëmundja zbulohet në fazë sa më të hershme, atëherë shërimi është 90%. Në vitin 2015 nga gjithsej 100 mijë skrining teste vetëm 20 mijë janë shfrytëzuar,

Këtë e theksuan pjesëmarrësit në tribunën edukative ‘Sfida të reja në mjekim dhe trajtimi i kancerit në zorrën e trashë dhe rektumi’, që sot në Fakultetin e Mjekësisë e organizon Shoqata për luftë kundër kancerit ‘Borka-për çdo ditë të re’, njofton AIM.

Kryetarja e Shoqatës, Biba Dodeva tha se Maqedonia është në vendin e tretë sipas vdekshmërisë nga sëmundjet malinje. Kurse kirurgu Nikolla Jankullovski tha se kanceri në vit numri i rasteve të reja nga kanceri në Maqedoni arrin rreth 500 raste, kurse numri i të vdekurve është 400.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *