Home / Shëndeti / Rreziku i pirjes së ujit të ftohtë pas ngrënies

Rreziku i pirjes së ujit të ftohtë pas ngrënies

Pirja e ujit të ftohtë nuk është aspak një ide e mirë. Por a ka fakte pas kësaj? Uji është një nga lëndët jetike për organizmin e njeriut. Ndihmon balancimin e lëngjeve të trupit, në funksionimin e tretjes, absorbimit, qarkullimit, transportimit të lëndëve ushqyese dhe mban temperaturat e trupit në nivelin e duhur.
Por, nuk është gjithmonë i mirë.
Pse nuk këshillohet të pini ujë të ftohtë pas ngrënies?
Le të merremi me 2 gjëra veçmas. Së pari, pirja e ujit pas ngrënies mund të ulë lëngjet tretëse.

Çfarë do të thotë kjo për trupin? Do të thotë që me shumë mundësi provoni simptomat e tretjes së ngadaltë. Kjo mund të përfshijë:

Fryrje
Kapsllëk
Reflukse acide
Dhimbje stomaku
Trupi absorbon më pak lëndë ushqyese.

Pikëpamja e Ayurvedic (sistem mjekësor me rrënjët në Indi) tretja përfshin “zjarrin tretës”.
Pirja e ftohtë e ujit mendohet se e shuan këtë zjarr. Duke hedhur një shikim në shkencën e biologjisë mëlçia përshembull ruan një temperaturë të caktuar që të funksionojë optimalisht. E njëjta gjë ndodh për të gjithë organet e brendshme. Ndaj kur konsumojmë ujë të ftohtë, organizmi punon më shumë që të ngrejë temperaturën e ulur, çështja komplikohet kur pijmë ujë pas ushqimit pasi interferon dhe me tretjen.
Provoni të pini ujë të ngrohtë për një javë dhe shihni ndryshimet në tretje.

Cila është mënyra më e mirë për të pirë ujë?
Pirja e ujit me stomak bosh. Që të jeni të sigurt që stomaku është bosh duhet të prisni deri në 2 orë pasi keni ngrënë.
Ose më mirë pini 15-20 minuta para se të konsumoni ushqim.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *