Home / Kryesoret / Rruga Tetovë-Jazhincë ankth për vozitësit

Rruga Tetovë-Jazhincë ankth për vozitësit

Vitin e kaluar rruga regjionale Tetovë-Jazhincë, së bashku me rrugët e qytetit të Tetovës, autostradës Tetovë-Shkup dhe rrugët regjionale Tetovë-Pirok dhe Tetovë-Vollkovijë, janë në mesin e rrugëve më të rrezikshme në rrethinën e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Sipas policisë, në këtë rrugë gjithsejt kanë ndodhur 46 aksidente komunikacioni, nga të cilët një me pasoja tragjike, gjegjësisht me një të vdekur. Tre nga aksidentet kanë përfunduar me të lënduar rëndë, 15 me të lënduar lehtë, ndërsa në 27 prej aksidenteve është shkaktuar vetëm dëm material. Edhe këtë vit në këtë rrugë është regjistruar një aksident tragjik, transmeton Televizioni Koha.

Më shumë aksidente janë regjistruar në muajin korrik dhe gusht të vitit të kaluar, ndërsa më pak në muajin prill gjegjësisht vetëm një.

Arsyeja më e shpeshtë për numrin më të madh të aksidenteve në vitin e kaluar është mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, si dhe mos respektimi i sinjalizimit rrugorë. Si rezultat në këtë rrugë regjinale janë regjistruar shumë dalje nga rruga, të cilat jo rralë herë janë shoqëruar edhe me rrokullisjen e automjeteve. Përveç kësaj aksidentet në këtë periudhë kohore kanë ndodhur edhe për shkak të veprimeve jo të ndërgjegjshme gjegjësisht të pahijshme, si parakalimet jot ë rregullta, mos mbajtja e distancës dhe të ngjashme. Jo më larg se mbrëmë në rrugën regjinale Tetovë Jazhincë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, transmeton Televizioni Koha.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë për Televizionin Koha tha se nga fillimi i vitit i ka përforcuar aktivitetet e kontrollit në tërë rajonin, duke përfshirë edhe këtë rrugë regjinale, në mënyrë që në kohë të zbulohen dhe të mënjanohen, gjegjësisht largohen nga komunikacioni të gjithë kundërvajtësit.

Ndryshe, dje në një aksident trafiku ka marrë lëndime të rënda një vozitës nga Tetova me iniciale N.J, I cili me veturën Pollo, disa herë është rrokullisur dhe ka dalur nga rruga. Mezi është mundur nxjerrja e tij nga vetura gjegjësisht ka interevenuar njësia e zjarrfikësit. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *