Home / Kryesoret / “Rusia po tenton të shkaktojë kaos në Ballkan”, kompania e inteligjencës amerikane ngre alarmin

“Rusia po tenton të shkaktojë kaos në Ballkan”, kompania e inteligjencës amerikane ngre alarmin

Kompania amerikane e inteligjencës “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime deklaron se Rusia po pregatitet të shkaktojë kaos në Ballkan.

Në një artikull me titull “Rusia ngacmon folenë e grerëzave”, kjo kompani del në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë tradicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha.

Kështu Rusia do të vazhdojë ta shtrijë ndikimin e saj, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë.
Në artikull përmendet rritja e ndikimit rus në Serbi, gjatë dy viteve të fundit. Këtë e lidh edhe me përpjekjen e Kosovës për të shndërruar forcat e sigurisë në ushtri.

“Tani që Kosova flirton me idenë se forcat e saj të armatosura të sigurisë mund të shndërrohen lehtësisht në një ushtri të vërtetë, marrëdhëniet me Serbinë po kalojnë në një tjetër ashpërsim, e nëse vazhdojnë kështu, Moska do të shfrytëzojë momentin për të krijuar një ngërç të plotë në terren.”, shkruan “Stratfor”.
Ndërsa përsa i përket Malit të Zi, në artukull thuhet se Rusia u përpoq të bënte të njëjtën gjë në fund të 2016-ës, kur qeveria  Gruevskit akuzoi hapur forcat ruse të sigurisë për komplotin e vrasjes së Milo Djukanoviçit pak përpara zgjedhjeve parlamentare të tetorit, me shpresën se kështu do të devijohej përpjekja e anëtarësimit në NATO.

Nga ana tjetër, lidhur me Maqedoninë, “Stratford” shkruan se ky shtet është vazhdimisht pre e një fushate intensive dezinformimi nga Moska.

Sipas kompanisë së inteligjencës amerikane, duke shkaktuar tensione në Ballkan në të vërtetë Moska po synon një krizë të tërë për të gjitha shtetet Perëndimore.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *