Home / Shëndeti / Sa toksik është ushqimi juaj? Çamçakëzat dhe vaji janë ndër më të këqinjtë

Sa toksik është ushqimi juaj? Çamçakëzat dhe vaji janë ndër më të këqinjtë

Mes ushqimeve më të këqinj janë lëngjet e gazuara, duke përfshirë edhe ato dietal, hot dog, pastaj sheqerkat e gomës, kurse në majë të kulmit sipas demit janë edhe çamçakëzat, vajrat e bimëve dhe lëngjet e pemëve

Për The Sun britanike gazetarja, e cila merret me hulumtimin e ushqimit, Joanna Blythman, ka zbuluar se cilin ushqim dhe pijet nuk duhet kurrë t’i konsumojmë, dhe cilat guxojmë në sasi të vogla. Mes më të këqijave ka theksuar çamçakëzat “e zakonshëm” të cilët mund shumë të dëmtojnë organizmin, kurse miliona njerëz i përdorin çdo ditë.

I ka rradhitur ushqimet sipas shkallës së toksicitetit prej 1-10, pra sa më i madh është numri aq më i madh është niveli i toksicitetit.

Ky është përshkrimi i saj i ushqimeve prej më të dëmshëm drejtë atyre më pak të dëmshëm për organizmin tonë:

Niveli i 10 i toksicitetit – përshëndetuni nga këto ushqime:

Pijet e gazuara – në fakt janë uji i karbonizuar me kimikate të cilat mund të përmbajnë edhe deri në 12 lugë sheqer. Sheqeri i ngacmon hormonet tona dhe teston rrezistencën e organizmit ndaj insulinës që çon në shëndoshje dhe diabetes të tipit 2.

Pijet dietetike – ëmbëlzuesit artificial në to ndikojnë në trashje. Është konstatuar se gratë që konsumojnë shumë pije të gazuara gjatë shtatzënisë shpesh lindin fëmijë më të trashë. Te njerëzit e trashë të cilët i konsumojnë kontrollimi i nivelit të glukozës në gjak është më i vështirë dhe janë më të predispozuar ndaj zhvillimit të diabetit tip 2.

Sheqerkat e gomës – ato janë të bëra gjysma nga sheqeri gjysma nga xhelatina e cila zakonisht bëhet nga lëkura e derrit apo ligamentëve dhe eshtrat e viçave. Pastaj mbështillet me dyllë dhe zbukurohet me ngjyra dhe shije sintetike.

Hot dog – problemi më i madh janë hot dogët, zakonisht të bëra nga eshtrat e shpezëve të përziera me ujë, niseshte, tetivat e viçave dhe transglutaminazën – enzim i njohur edhe si “ngjitës mishi”. Me këto ndërlidhen sëmundjet autoimmune. Më mirë përzgjedhni salçiqe cilësore në mishtore lokale.

Margarina dhe margarina për lyerje – fjala është për vajin bimorë të mirërafinuar dhe ujit të cilët lidhen mes veti me aditivë. Janë të ngjyrosur në mënyrë sintetike që të mos duken gri. Trans-yndyrat në margarina në mënyrë të dëshmuar zmadhojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Niveli i 9 i toksicitetit – Janë shumë të pashëndetshëm dhe më mirë është të largohen:

Patatinat – janë njëri nga dy burimet më të mëdhenj të akrilamideve, materie që shkakton kancerin. Gjithashtu janë të fërguara në temperatura të larta në vaj bimorë gjë që prodhon aldehide. Ekspozimi ndaj të gjitha këtyre e zmadhon shumë rrezikun për shëndetin dhe në përgjithësi për zhvillimin e kancerit. Nëse aduroni patatinat, përpiquni konsumimin e tyre ta ulni në minimum.

Lëngjet e frutave – përmbajnë shumë pak fruta. Thjeshtë bëhet fjalë për përbërës frutash të cilët përzihen me pak ujë dhe aditivë. Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve të vegjël, si dhe mund ti dëmtojnë edhe të rriturit. Fëmijëve më mirë i jepni ujë dhe fruta të shtrydhura të freskëta.

Çamçakëzat e bardhë – Për ngjyrën e tyre të bardhë të shkëlqyer ka meritë dioksidi i titanit. Përdoret edhe për sheqerka (bonbone) mentol të ngjashme të bardhë. Por nanothërrmitë e tyre të rrezikshme mbeten në qarkullimin e gjakut tonë i apsorbon edhe mëlçia dhe mund të shkaktojnë sëmundje si artriti.

Vajrat bimorë – të djitha vajrat bimore lëshojnë aldehide kur nxehen. Ata janë të lidhur ngushtë me krijimin e kancerit, sëmundjen e Parkinsonit dhe Alzheimerit. Më së miri është gjithçka të fërgohet në vaj ulliri apo dhjamë derri.

Niveli i 8 i toksicitetit – më së miri shmangni:

Feta proshute derri apo gjeldeti – e prerë nga mbetje të proshutës. Përzihet me shumë kripë apo sheqer, ëmbëlzues, niseshte të fortë dhe kimikateve polifosfatike. Pikërisht në vazhdim qëndron dhe problemi – ato janë të lidhura me kalcifikimin e organeve dhe shtrëngimin e veshkëve.

Gjoks pule Kievi (Chicken Kiev) – bëhet fjalë për gjoks pule të copëtuara pa eshtra të cilat mbështillen dhe mbushen me gjalpë dhe erëza. Pastaj mvishen me thërrime buke dhe fërgohen. Të gjitha ushqimet e skuqura kanë nivel shumë të lartë toksiciteti sepse në mbetjet e thërrimeve të skuqura mbetet vaj i rafinuar i cili është i nënshtruar temperaturave të larta.Thekon drithërash – gjithçka e mirë tashmë është thither nga to. Ju mbeten karbohidratet e niseshtes të cilët do të ishin plotësisht pa shije po të mos ishte sheqeri dhe kripa e shtuar. Shtesat e vitaminave sintetike nuk apsorbohen mirë në organizëm sikur ato të ushqimeve natyrale.

Niveli i 7 i toksicitetit – hani vetëm kur duhet:

Pashtetë mishi – janë plot niseshte, gomë dhe kimikate të cilat shtojnë rrezikun nga kanceri.

Salcat e gatshme – zakonisht përmbajnë ngjyra artificiale, shije dhe ekstrakte perimesh dhe erëza që nuk kanë lidhje me perimet dhe erëzat reale. Mund të rrisin rrezikun nga alergjitë dhe kanceri.

Ushqimet e gatshme – pas testimit është konstatuar se përmbajnë më shumë sheqer se një kanaçe me pije të gazuar, kurse më së shumti është rasti me ushqimet orientale.

Akulloret – bëhen zakonisht nga qumështi pluhur të përzier me ujë, vajra të rafinuar dhe ngjitësve që shton rrezikun nga kanceri dhe alergjitë.

Niveli i 6 i toksicitetit – merrni pak dhe jo shpeshë:

Patatet e skuqura të blera – burimi i dytë më i madh i akrilamidit toksik në të ushqyerit britanik, kanë konstatuar hulumtimet. Kur i ngrohni apo i fërgoni zmadhoni rrezikun nga kanceri. Më mirë përgatitni vetë patatet e skuqura.

Buka industriale – janë të bëra nga konzervansë, emulgatorë, kimikate dhe shumë tharrm gjë që janë shumë të dëmshëm për shëndetin e zorrëve. Nëse përndryshe vuani nga sëmundje inflamatore të zorrëve, zvogëloni konsumimin e këtyre ushqimeve që të mund të vëreni se a ndjeheni më mirë.

Biskota pa gluten – sikur edhe shumë proddukte tjerë pa gluten mund të përmbajnë kimikate sikur metilcelulozë dhe gomë ksantan të cilët treten vështirë.

Majonezi – zakonisht përmbanë dy apo tre përqind vezë. Është plot vaj të rafinuar dhe hollues. Konsumojeni rrallë.

Niveli i 5 i toksicitetit – nuk ju nevojiten në jetë:

Keçapi – problemi më i madh i tij është niveli i lartë i sheqerit. Nuk duhet ta largoni plotësisht nga të ushqyerit, por përdoreni më rrallë dhe shtojeni më pak në ushqim.

Burger vegjetarian – burgerët me bazë soja janë të përbërë nga proteina sojës së përpunuar industrialisht. Ato ndikojnë në ndryshimin e balancimit hormonal dhe shkaktojnë probleme me plleshmërinë. Më mirë hani më shumë perime, bushtajore dhe produkte arrash.

Niveli i 4 i toksicitetit – pastroni mirë para se t’i hani:

Sallatat e paketuara – shpesh janë shkak i helmimeve me ushqim. Vitin e kaluar mbi 200 njerëz kishin E. Coli nga sallatat e paketuara, kurse dy kanë vdekur në Britaninë e Madhe. Më mirë bleni sallatën e tërë të cilën ju vetë do ta pastroni dhe aromatizoni me kujdes. Këto sallata të paketuara nëse i bleni gjithmonë pastroni mirë ashtuqë zvogëloni rrezikun nga helmimet.

Niveli 3 i toksicitetit – zëvendësoni me variant më të mirë:

Gurabija (krofne) – shëndoshin dhe janë të fërguara në vaj bimorë të rafinuar i cili ju ekspozon ndaj aldehideve të lidhur me karcinome, Alzheimerin dhe Parkinsonin. Hani një herë në muaj.

Sanduiçe të paketuara – janë disa nga burimet më të shpeshta të salmonellës dhe listerisë. Më mirë përgatiteni vetë sanduiçin dhe merreni me vete.

Niveli i 2 i toksicitetit – mos e teproni me to:

Marmeladë – zakonisht përmbanë më së paku 50 përqind sheqer. Por nëse e lyeni në shtresë të hollë çdo ditë, veçanërisht nëse e keni përgatitur vetë nuk do të ju dëmtojë.

Kos (jogurt) frutash – është përplot me sheqer dhe ngjyrna. Më mirë shtoni fruta të freskëta në jogurtin e zakonshëm.

Niveli i 1 i toksicitetit – lexoni deklarimet:

Salca aziatike – posaçërisht ai nga midhjet shpesh është plot sheqer dhe ngjyra artificiale si dhe kimikate. Për këtë mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Nëse i bleni, lexoni çka shkruan në etiketë dhe zgjedhni ato më natyrale.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *