Home / Lajme / Rajon / Sali Berisha: Alergjia ultranacionaliste maqedonase, dëshmi e një albanofobie primitive!

Sali Berisha: Alergjia ultranacionaliste maqedonase, dëshmi e një albanofobie primitive!

Refuzimi i Ivanovit për dhënien e mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ka nxitur reagim edhe të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha, në këtë reagim thotë se ky akt absurd i nxitur nga albanofobia e Ivanovit mund që të jetë rezik potencial për Maqedoninë dhe për rajonin, andaj porosit partitë politike shqiptare që të jenë vigjilent ndaj situates së krijuar dhe që qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre që janë jetike për ngushtimin e hendekut ndëretnik dhe zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit në vendin e tyre, transmeton Gazeta Express.

“Në perpjekjet e tyre për t’i dhënë vendit qeverinë pas zgjedhjeve të përgjithshme, forcat politike shqiptare, në interesin më të mirë të shqiptarëve por në të vërtetë të të gjithë qytetarëve dhe vet Maqedonisë, parqiten bashkarisht një seri kërkesash, ndër të cilat përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë si platformë të tyre për të marrë pjesë në formimin e qeverisë së ardhshme”.

“Këto kërkesa fillimisht ju ofruan të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re nga presidenti i republikës, ish kryeministrit Gruevski. Zoti Gruevski refuzoi nga pozita ultranacionaliste, paketën e forcave politike shqiptare dhe dështoi në krijimin e qeverisë. Rivali i tij, kryetari i LSDM, Zaev pranoi kerkesat e shqiptarëve dhe siguroi firmat e deputetëve të forcave politike shqiptare për krijimin e qeverisë. Në një akt absurd, të rrezikshëm për stabilitetin e vendit, presidenti Ivanov refuzoi t’i japi mandatin z. Zaev, duket për shkak të albanofobisë së tij të papranueshme ndaj gjuhës shqipe. Ky është një akt i rëndë që dëshmon se ultranacionalizmi aleksandrin është një rrezik serioz për stabilitetin e vendit fqinj” – thotë Berisha.

“Me këtë rast, duke shprehur mbështetje të plotë forcave politike shqiptare për kontributin e tyre madhor ne Maqedoni, ju bëj thirrje të qendrojnë të palëkundura në kërkesat e tyre që janë jetike për ngushtimin e hendekut ndëretnik dhe zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit në vendin e tyre”– shton ish-kryeministri shqiptar.

“Uroj gjithashtu që presidenti Ivanov, që me kushtetutë është president i të gjithë qytetarëve të vendit të tij, të çlirohet sa më shpejt nga fobia e gjuhës shqipe dhe të realizojë se dygjuhësia përbën një pasuri të madhe dhe domosdoshmëri jetike për liritë, të drejtat e shqiptarëve por edhe për zhvillimin, prosperitetin, integrimin e Maqedonisë” – shkruan Berisha, në profilin e tij në rrjetin social Facebook. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *