Home / Shëndeti / Sazan Guri: Kafsha vetëhelmohet në çastin kur theret

Sazan Guri: Kafsha vetëhelmohet në çastin kur theret

Ambientalisti Sazan Guri  në emisionin Opinion ka treguar se në shtëpinë e tij nuk përdor mish, por vetë gjëra bimore, Guri ka thënë se mishi në Shqipëri nuk është i shëndetshëm.

Sipas tij kjo vjen sepse shqiptarët përpara se ti therin ju tregojnë thikën kafshëve, çka sipas tij çon në vet-helmim të gjësë së gjallë.

“Që kur merr thikën ai, dhe të më therësh mua 4000 dele në Baba Tomor, ku qengji, delja, shikon delen tjetër, prandaj është qenie e gjallë qengji, delja, tamam si njeriu, kur shikon njeriu njeriun që theret e zë gjaku. Edhe delja në momentin e parë që shikon thikën, dhe ti shqiptari i keq ja tregon nga para thikën ajo u helmua. 98% e mishit, ça po ha ti? Ti po ha eshkë nuk po ha mish, po vetëm e ke në mendje që ti po ha mish. Kur 8 mijë lekë kile e mishit të viçit me gjithë kocka, e 4 mijë lekë sallami vetëm tul, gjeje vetë ti ça është”,- është shprehur Sazan Guri.

Ky debat në Opinion ishte për faktorët që sjellin më shumë dëme në shëndetin e shqiptarëve. Disa prej tyre që u përmendën ishin: Stresi, pajisjet teknologjike, ndotja e mjedisit dhe ushqimet e pakontrolluara.

(M.D/ Shuplaka)

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *