Home / Kryesoret / Sead Koçan i kërcënohet paraburgimi afatgjatë, nëse nuk paraqitet menjëherë!

Sead Koçan i kërcënohet paraburgimi afatgjatë, nëse nuk paraqitet menjëherë!

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Sead Koçan do të thotë “biletë direkte për kthim në Maqedoni” dhe paraburgim në Shuto Orizare.

Ekspertët juridik komentojnë se nëse Koçan kapet në arrati, atëherë paraburgimi do të zgjatë më shumë kohë, për shkak se do të konsiderohej si ka qenë në arrati.

Përderisa ai nuk paraqitet gjatë ditës së sotme, më së voni deri nesër, do të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, kështu që mund të ndodh për të shkuar në paraburgim vetëm për 30 ditë.

Gjithsesi, për Koçan do të jetë e vështirë të tregojë se nuk ka pasur për qëllim arratinë, për shkak se tanimë për 9 ditë është jashtë Maqedonisë, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga ai.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *