Home / Lajme / Maqedoni / Sead Koçan merret në pyetje në Gjykatën Penale

Sead Koçan merret në pyetje në Gjykatën Penale

I akuzuari nga PSP Sead Koçan, momentalisht po merret në pyetje nga Gjykata Penale. Prokuroria Speciale Publike kërkon paraburgim ndaj të akuzuarit dhe drejtuesit të firmës “Sileks Nemetali”.

“Transmet SHPK-Shkup”, “Sileks Nemetali” nga Kratova dhe “Vato SHPK” nga Studeniçani janë tre kompanitë që akuzohen nga Prokuroria Speciale për fitimin e 17 milionë eurove nga “REK Bitola”.
Prokuroria në fjalë së fundmi ka hapur lëndën nën emrin “Trust” ku në kuadër të kësaj lëndë akuzohet se tre firmat kanë formuar konsorcium në vitin 2011 për të fituar tender nga kompania shtetërore “ELEM”. Lënda e furnizimit ka qenë makineri për gërmim në kantierin “REK Bitola”.
Prokuroria Speciale tregon provat se edhe pse konsorciumi ka dorëzuar dokumentacion të falsifikuar , prapë “ELEM” ka aprovuar tenderin i cili këtyre tre kompanive ju ka mundësuar fitimin e 17 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.
Pos Koçanit, Janeva ka kërkuar paraburgim edhe për drejtuesin e “Sileks Nemetali”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *