Home / Lajme / Maqedoni / Sead Koçan në arrati, PSP nuk ka kërkuar ngrirje të llogarive dhe pronës

Sead Koçan në arrati, PSP nuk ka kërkuar ngrirje të llogarive dhe pronës

Pronari i “Transmet”, Sead Koçan nuk është i kapshëm për autoritetet e zbatimit të ligjit. Pas pranimit të djeshëm të kërkesës për paraburgim dhe lëshimit të fletë-arrestit, sipas informatave jo-zyrtare me të cilat disponon Prokuroria Speciale Publike (PSP), Koçan ende nuk është arrestuar, transmeton Gazeta Express.

Nga PSP thonë se tani për tani nuk kanë kërkuar që të ngrihet llogaritë dhe pronat e “Transmet”.

Ndryshe, dje Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditësh dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Këshilli vendosi se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *