Home / Kryesoret / Seanca e sotme me shumë replika – (VIDEO)

Seanca e sotme me shumë replika – (VIDEO)

Në vërejtjet procedurale, replika dhe kundërreplika vazhdoi seanca konstituive kuvendore për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

VMRO-DPMNE përsëri tregoi se populli nuk i beson LSDM-së dhe dëshiron të dëgjojë se çka ka pranuar nga deklarata e partive shqiptare, ndërsa LSDM akuzoi se VMRO-DPMNE me replikat e vazhdueshme midis tyre me qëllim e bllokon Kuvendin.

Branko Manoillovski i BDI-së i cili për herë të parë e mori fjalën, kërkoi deputetët t’i lënë interesat partiake anash dhe të gjithë së bashku, të punojnë për të mirën e Maqedonisë. Edhe paraprakisht me propozimin e Kërste Mukoskit nga VMRO-DPMNE, kryesuesi me seancën Trajko Veljanovski dha pauzë të shkurtër prej 10 deri më 15 minuta, kohë në të cilën deputetët duhet të dakordohen dhe koordinohen në cilin drejtim do të shkojë debati. Paraprakisht diskutimi filloi me Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja i cili theksoi se 110 ditë shkelet procedura kuvendore dhe 60 ditë nuk mund të formohet qeveri.

Ferid Muhiq në mënyrë simbolike, përmes tregimit për një plaku të urtë, tregoi se është koha, siç tha, të përkufitzohet autoritariteti dhe totalitariteti nga demokracia.Ejup Alimi nga BDI, ndërkaq bëri thirrje të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit duke folur për deklaratën e Tiranës.

Reagoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE me qëndrim se “platformë ka”, pavarësisht nëse është shkruar apo nënshkruar në Tiranë.Disktutimi vazhdoi me akuza të ndërsjella rreth shkeljes së Rregullores.

Sonja Mirakovska nga PRSD dhe Aleksandar Kiracovski nga LSDM ia bën me dije Veljanoski se lejon një sërë replikash të pakuptimta, si dhe  diskutim për diçka që nuk është pikë e rendit të ditës.Pavle Bogoevski plotësoi se VMRO-DPMNE mbron kriminel, nuk debaton, ndërsa Jagoda Shapaska nga LSDM se lejohet seanca të zgjasë në pafundë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *