Home / Kryesoret / Sekuestrohen 43 mijë euro në vendkalimin kufitar Tabanoc

Sekuestrohen 43 mijë euro në vendkalimin kufitar Tabanoc

Në vendkalimin kufitar, Tabanoc, rreth orës 7 e 15 është penguar tentimi për nxjerrje të paligjshme të 43.800 eurove,

Paratë janë gjetur në një makinë nën drejtimin e një shtetasi maqedonas i cili udhëtonte bashkë me një shtetas tjetër të Maqedonisë dhe një i Turqisë. Paratë ishin fshehur në një termos kafeje dhe në një kuti për sheqer.

Dogana informoi se vetëm shtetasi turk ka paraqitur se mban 9.000 euro dhe sipas dispozitave ligjore, paratë i janë kthyer. Kurse, 43.800 eurot e tjera për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument , janë mbajtur përkohësisht.
Drejtoria Doganore filloi procedurën përkatëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *