Home / Lajme / Sekuestrohen 79 kilogram kanabis sativa në Kapshticë

Sekuestrohen 79 kilogram kanabis sativa në Kapshticë

Policia kufitare në Kapshticë, në kufirin shqiptaro-grek, ka sekuestruar një sasi prej 79 kilogram kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë transportuesin e saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Ardian Dula, 41 vjeç nga Tirana.

Kamioni i tij është paraqitur në dalje të kufirit shqiptar, ku për shkak të dyshimeve mjeti iu nënshtrua një verifikimi në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

“Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli të cilat ngjanin me karrotën, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia e drogës”, deklaroi një përfaqësues i policisë kufitare.

Nga hetimet e kryera rezulton se Dula kishte si destinacion Turqinë.

Gjithashtu lexo

Emocionuese: Shaqir Palushi e bën me shtëpi familjen nga Istogu (Video)

Këtë javë të ftuar në emisionin n’Kosovë Show janë këngëtaret Motrat Bunjaku nga Kaqaniku. Sikurse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *